Matoshi: Bahtiri nuk përfaqësoi AKR-në në tubimin e Kurtit

Aktuale

Matoshi: Bahtiri nuk përfaqësoi AKR-në në tubimin e Kurtit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:29
Agim Bahtiri

Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi ka thënë se Agim Bahtiri nuk e ka përfaqësuar partinë në tubimin e VV’së kundër Qeverisë në Mitrovicë.

Matoshi ka thënë se Bahtiri ka mundur të marrë pjesë vetëm në emër të tij por jo të AKR’së.

“Ai mund të bën në emër të vetin. AKR i jep mbështetje të plotë kësaj Qeverie, punëve dhe projekteve që po kryhen.  Pjesëmarrjen e Agim Bahtirit nuk e komentoj. Nuk e përfaqëson qëndrimin e AKR’së/ Një pjesëmarrje e tillë nuk e përfaqëson qëndrimin e AAK’së”, ka thënë Matoshi, të dielën.

Agim Bahtiri iu bashkua të shtunën tubimit të Vetëvendosjes, e cila po kundërshton Qeverinë e Kosovës, duke e emëruar si PANhajnia.

Madje, Bahtiri lëshoi akuza edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës se po degradon jetën e qytetarëve.

Fatmir Matoshi thotë se askush s’ka qenë i njoftuar se Kryetari i Mitrovicës do të jetë pjesëmarrës në një tubim të tillë.

“As nuk e kam ditë që ka marrë pjesë në tubimin e VV’së”, ka shtuar Matoshi.

Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës dhe Nënkryetar i AKR’së, kishte marrë pjesë në bisedimet për lidhjen e koalicionit mes PDK’së e AKR’së.

Madje, kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes që kishte ndodhur me shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

Mirëpo, para se të ndodhte koalicioni me PDK-AKR, Agim Bahtiri pati thënë se më përpara shkon në varr se që bëhet një marrëveshje e tillë.

“Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në”, kishte thënë Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat