Kurti tregon se do të merr pjesë në një tubim mbështetës për Blerim Rekën

Aktuale

Kurti tregon se do të merr pjesë në një tubim mbështetës për Blerim Rekën

Nga: N.H Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:52
Albin Kurti

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë një postim për ndeshjen derbi të Kosovës, asaj mes Dritës dhe Gjilanit.

Kurti ndër tjerash në këtë postim gjithashtu ka treguar se do të jetë në Kumanovë, në një tubim mbështetës për Blerim Rekën, kandidatin për President në Maqedoni.

Ja postimi i tij:

Tifozët e dy klubeve të futbollit nga i njëjti qytet, ata të Dritës dhe ata të Gjilanit, sot do të përballen në një derby, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Miq të mi, tifozë nga të dyja grupet më kanë ftuar të shkoj në stadium për ta përcjellë lojën, por sot nuk mundem për shkak se do të jem në Kumanovë, në një tubim mbështetës për Prof. Blerim Rekën, kandidatin për President në Maqedoni.

Ua uroj të dyja tifozerive një lojë sa më të bukur dhe plot emocion, siç dinë të jenë derby-t. Unë nuk e përcjell shpesh futbollin prej stadiumeve, për shkak të punëve në organizim, megjithatë premtoj se do të gjej patjetër kohë të vij në derby-n e radhës, në respekt të këtyre futbollistëve e skuadrave cilësore, por edhe në respekt të kulturës së tifozerisë të dy grupeve rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat