PANhajnia dhe Serbia dy rreziqe për Kosovës që prodhojnë fundin e njëjtë, shkatërrimin e shtetit, thotë anëtari i LVV-së Boiken Abazi përmes një statusi në Facebook.
Abazi thotë se këtu është dallimi vetëm se PANhajnia e shkatërron shtetin nga brenda, kurse Serbia nga jashtë.
“PANhajnia dhe Serbia janë dy rreziqe për Kosovën që prodhojnë në fund të njëjtin rezultat: shkatërrimin e shtetit. Dallimi është se PANhajnia e sulmon dhe shkatërron shtetin nga brenda, ndërsa Serbia nga jashtë. Sa kohë në Kosovë do mbretërojë PANhajnia, aq më e rrezikshme do bëhet Serbia”, shkruan Abazi.