AAK, NISMA dhe PSD dërgojnë në kushtetuese dekretin e Thaçit

Aktuale

AAK, NISMA dhe PSD dërgojnë në kushtetuese dekretin e Thaçit

Nga: D.RR Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:55
AAK, NISMA dhe PSD

(E plotësuar) - Shefat e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kjo është bërë me qëllim të anulimit të vendimit të presidentit Hashim Thaçi, pasi të tri partitë vlerësojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre si grupe parlamentare.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se në këtë mënyrë po sfidojnë vendimin e presidentit të vendit.

"Ne konsiderojmë që janë shkelur të drejtat tona si grupe parlamentare dhe për këtë arsye kemi sfiduar këtë vendim në gjykatës kushtetuese. Presim që Gjykata Kushtetuese të në jep të drejtë për atë që kemi ngritur sot. Vendimi i presidentit nuk është në përputhje me kushtetutën dhe si i tillë duhet të anulohet deri në vendim të Gjykuarës Kushtetuese", tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se kanë dërguar të gjithë emrat.

Ndërsa Dardan Sejdiu nga PSD ngriti një problematikë tjetër, e që sipas tij është pluralizmi.

Ai tha se po bëhet betejë edhe për pluralizëm.

"Në këtë ankesë besoj që edhe ë prej betejave tona të përbashkëta është që të bëjmë betejë edhe për pluralizëm", u shpreh ai.

***

Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Procedimi do të bëhet në orën 14:00, ku pas dorëzimit të kësaj kërkese, kryetarët e grupeve do të prononcohen për medie.

***

Përmes një komunikate për media, PSD-ja, ka njoftuar se ajo së bashku me AAK-në dhe NISMA-në, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Thaçi për mosdekretimin e anëtarëve të tyre në KQZ, përcjellë “Bota sot”.

Ata kanë njoftuar se sot në ora 14:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese, e pastaj do të prononcohen edhe për media.

Njoftimi i plotë:

Sot (8 prill 2019), në ora 14:00, Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 28 mars 2019, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Pas procedimit të kësaj kërkese, kryetarët e grupeve do të prononcohen për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat