Presidenti Thaçi uron komunitetin rom për ditën e tyre kombëtare

Aktuale

Presidenti Thaçi uron komunitetin rom për ditën e tyre kombëtare

Nga: A.SH Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:32
Hashim Thaçi dhe Albert Kinolli

Presindeti i vendit Hashim Thaçi, Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli, përcjellë “Bota Sot”.

Ai pëmes facebook shkruan se, Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës dhe se, ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve prita një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli. Komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione. Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre! HTH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat