Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë të komunave të Kosovës Veriore

Aktuale

Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë të komunave të Kosovës Veriore

Nga: Bota sot Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:34
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat