A po i mashtrojnë policët, shoferët me pantenta false?

Aktuale

A po i mashtrojnë policët, shoferët me pantenta false?

Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:59
Policia

Ismet Rexhepi, kryetar i Federatës së AutoSporteve të Kosovës, ka kritikuar sistemin e Policisë së Kosovës për kontrollim të patentëshoferëve në rrugë.

Ai ka thënë në “Puls” se manipulimi me patentëshoferë, që merren nga Policia për shkak të kundërvajtjeve, është shumë i lehtë.

Sipas tij, një shofer po e ka të lehtë duplifikimin e dokumentit dhe nëse një leje e vozitjes i merret ai prapë mund të ngasë veturën pa problem.

Edhe nëse ndalet sërish nga Policia, sipas Rexhepit, shoferi që është pa leje mund ta dorëzojë dokumentin e rremë dhe ndaj tij s’merret asnjë masë.

Ai po ashtu ka thënë se shumë shoferë dalin në rrugë pa leje fare.

Ai ka thënë se grupet e interesit s’po lejojnë funksionalizimin e këtij sistemi e as atij të e-sistemit për pajisje me patentë-shoferë.

Në anën tjetër, Jeton Rexhepi, Drejtor për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, ka pranuar se ka pasur tendenca për mashtrim me patentë shoferë në shumicën e rajoneve në vend, por ka shtuar se nëse dikush e deklaron një dokument të rremë, ndaj tij hapet procedurë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat