Agim Bahtiri tregon se çfarë e lidh me Albin Kurtin

Aktuale

Agim Bahtiri tregon se çfarë e lidh me Albin Kurtin

Më: 9 prill 2019 Në ora: 00:27
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherësh figurë e lartë e Aleancës Kosova e Re, ka folur pas pjesëmarrjes së tij në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër qeverisë aktuale të vendit.

Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e mbështet Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

“Me Albin Kurtin më lidh ideja dhe vizioni”, ka deklaruar Bahtiri, teksa ka vlerësuar se udhëheqësi i VV’së është njeriu i duhur për ta udhëhequr Kosovën.

Bahtiri ka thënë se populli i ka provuar të gjitha partitë në udhëheqje që 20 vjet, dhe se tani, sipas tij, ka ardhur koha që t’i jepet rasti edhe VV’së së Kurtit.

“Hajde ta shohim çfarë kryeministri do të ishte Kurti… Populli le ta sheh një qeverisje të tillë”, është shprehur ai.

“E vetmja parti na ka mbetur, nga e cila kemi sytë dhe shpresën që do të ndryshojë diçka”, ka deklaruar Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat