Bytyqi: Të respektojmë maksimalisht Kushtetutën

Aktuale

Bytyqi: Të respektojmë maksimalisht Kushtetutën

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:16
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ai apeloi që të të respektohet maksimalisht Kushtetura, pasi vetëm kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara.

“Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike. Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara! Urime Dita e Kushtetutës!”, shkroi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat