Deputetja nga Partia Demokratike e Kosvës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se, masakra e Recakut dhe shumë masakra të tjera në gjithë Kosovën janë dëshmia më e fuqishme e politikës serbe të terrorit sistematik, të gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit përcjell “Bota sot”.
Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, mohimi i krimeve serbe në Kosovë është përpjekje për të justifikuar dhe injoruar dhunën dhe gjenocidin serb që shkon deri në spastrim etnik.
Postimi i plotë:
Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është përpjekje për të justifikuar dhe injoruar dhunën dhe gjenocidin serb që shkon deri në spastrim etnik. Arma më e fuqishme kundër mohimt të krimeve janë faktet dhe dëshmitë.
Masakra e Reçakut dhe shumë masakra të tjera në gjithë Kosovën janë dëshmia më e fuqishme e politikës serbe të terrorit sistematik, të gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit. Është skandaloze gjuha e një ministri, i cili masakrën e Reçakut e quan “trillim”. Të tillë nuk do të duhej të kenë vend asnjëherë në Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka marr vendim që të shkarkoj ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.