Bytyqi takon dy senatorë amerikanë, në Portugali

Aktuale

Bytyqi takon dy senatorë amerikanë, në Portugali

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:00
Foto

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Shyqri Bytyqi, ka viztuar Portugalin, aty ka zhvilluar disa takime të rëndësishme për të bashkpunuar në fushën e arsimit, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka takuar dy senatorët amerikanë, z. Michael Broën dhe z. Steve Ëaugh, me të cilët kam biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për qasjen e Kosovës në integrimet evropiane, me theks të veçantë për gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë,

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës zyrtare në Portugali, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme, për të biseduar rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe çështje të tjera me rëndësi.

Takova dy senatorët amerikanë, z. Michael Broën dhe z. Steve Ëaugh, me të cilët kam biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për qasjen e Kosovës në integrimet evropiane, me theks të veçantë për gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë, si dhe nivelin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në këtë fushë.

Gjatë këtij takimi me senatorët u dakorduam që të kemi takime në të ardhmen, të cilat do të thellojnë edhe me tej miqësinë me ShBA-të.

Në vazhdën e këtyre takimeve, kam takuar edhe ish diplomatin amerikan, z. John D. Feely, i cili ka përvojë më shumë se 36 vjeçare në diplomacinë amerikane dhe për herë të fundit ka shërbyer si ambasador në Panama.

Në kuadër të takimeve të shumta, kam takuar edhe Dr. Asif Iqbal, president i Indian Economic Trade Organization, me të cilin kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Kosovës dhe Indisë dhe me ish presidentin e Sllovenisë, z. Danilo Türk, me të cilin kemi diskutuar për përvojën e Sllovenisë rreth integrimeve evropiane.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat