A do të hyjë LDK-ja në koalicion parazgjedhor me VV-në, përgjigjet zyrtari i LDK-së?

Aktuale

A do të hyjë LDK-ja në koalicion parazgjedhor me VV-në, përgjigjet zyrtari i LDK-së?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 9 prill 2019 Në ora: 16:30
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë për “Bota sot” se Kosovës i duhen zgjedhje të reja sa më parë. Madje sipas tij, ato edhe janë vonuar tashmë.

“Pajtohem plotësisht se Kosovës i duhen domosdoshmërisht zgjedhje të reja sa më parë, përndryshe vendi po ecë me hapa të sigurte drejt një degradimi të rrezikshem, me pasoja serioze për të ardhmen e vendit. Në fakt, zgjedhjet ishin të nevojshme dje e pardje, dhe ato definitivisht janë të vonuara sot”, thekson Gecaj.

Sa i përket koalicionit me VV-në, ai thotë se është ende herët të flitet për koalicione.

“Unë besoj se është herët të flitet për koalicione parazgjedhore por edhe paszgjedhorene këtë kohe; me rëndësi është që vendi të shkoj në zgjedhje dhe të fitohet një legjitimitet i pakontestuar për proceset shumë të rëndësishme të cilat na presin në muajt dhe vitet në vijm”, thotë Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat