Lekaj: Kosharja i dha hov përpjekjeve për çlirimin e vendit

Aktuale

Lekaj: Kosharja i dha hov përpjekjeve për çlirimin e vendit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:36
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Koshares, duke thënë se ajo i dha hov përpjekjeve dhe lëvizjes historike për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Sipas tij, Kosharja në këtë përvjetor është më krenare se çdo herë, pasi shteti për të cilin u luftua u bë me ushtrinë e saj.

“Kujtojmë 20 vjetorin e Betejës së Koshares, ku lufta e lavdishme e UÇK-së theu kufirin shqiptaro-shqiptar duke i dhënë hov përpjekjeve dhe lëvizjes historike për çlirimin e vendit nga okupatori serb. Në këtë ditë përkujtojmë dhe nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kosharja në këtë përvjetor, është më krenare se çdo herë, pasi shteti për të cilin u luftua u bë me ushtrinë e saj”, deklaroi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat