Gjykata Speciale çon ftesën e dytë për “Mollën e Kuqe”, askush s’e di ku është arratis ai

Aktuale

Gjykata Speciale çon ftesën e dytë për “Mollën e Kuqe”, askush s’e di ku është arratis ai

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:33
Mollën e Kuqe

Janë bërë disa muaj që kur Gjykata Speciale ia ka dërguar ftesën e parë për intervistim ish-ushtarit të UÇK’së, Remzi Shala, i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”. Por që nga ajo kohë, ai vazhdon të jetë në arrati. Sot u raportua se Gjykata Speciale ia ka dërguar edhe ftesën e dytë Shalës. Për këtë, media ka kontaktuar avokatin e Shalës, Natal Bullakajn…

Janë bërë katër muaj qëkur Gjykata Speciale ia dërgojë ftesën e parë për intervistim ish-ushtarit të UÇK’së, Remzi Shalës.

Por, ai vendosi të arratiset dhe mos t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese ashtu siç bën të gjithë bashkëluftëtarët e tij që u ftuan nga kjo Gjykatë.

Kështu, më 12 dhjetor 2018, Shala u largua nga Kosova.

Dhe, që nga ajo kohë askush nuk e di vendndodhjen e tij. As avokati mbrojtës, e as familjarët.

Sot, Lajmi raportoi se Gjykata Speciale rreth dy javë më parë i ka dërguar Shalës edhe ftesën e dytë.

Sërish, ai u ftua veç për intervistim në Hagë.

Por, sërish refuzoi të përgjigjet, derisa vazhdon të jetë në arrati.

Familjarët e tij për Lajmin ka thënë se Komandant “Molla e Kuqe” nuk ka ndërruar mendje, as pas ftesës së dytë.

“I kemi kërkuar të paraqitet mirëpo ai nuk ka ndërruar mendje. Para rreth dy javësh ka ardhur edhe një ftesë nga Prokuroria e Specializuar, mirëpo ai prapë se prapë nuk do të paraqitet”, kanë thënë të afërmit e Remzi Shalës.

Për këtë çështje, media kontaktoi avokatin mbrojtës të Shalës, Natal Bullakaj.

Ai i tha se nuk ka informacion as për ftesën e dytë për klientin e tij, e as për vendndodhjen e tij.

Së fundmi, thotë të ketë rralluar edhe komunikimin me familjarët e Shalës.

“Që nga ftesa e parë që ia kam dorëzuar e deri më tani, asnjë informatë nuk e kam. Dhe me familjen kam pasur fare pak kontakt. Kohëve të fundit s’kam pasur kontakt me dikë prej familjes së tij. Nuk kam takime me familjarët e tij. Nuk e di. Kur do që ai paraqitet me fton mua, unë do të paraqitem. Prej medieve kam dëgjuar edhe unë për këtë ftesën e dytë, se s’kam diçka informacion më shumë”, ka thënë Bullakaj.

Periskopi po ashtu ka kontaktuar të afërm të tjerë të Shalës, por të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen për këtë çështje.

Ndonëse nuk i dihet vendndodhja, për Remzi Shalën është lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata e Prizrenit, pasi që i njëjti kishte munguar në seancën e 9 janarit lidhur me gjykimin për vrasjen e Haxhi Përteshit në vitin 1998.

E, zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë paralajmëruar pasoja për të gjithë ata, që sipas tyre, po i ikin drejtësisë.

Përveç Shalës, të gjtihë ish-ushtarët e UÇK’së janë paraqitur për intervistim në Hagë. Disa prej tyre thanë se u ftuan nga Specialja në cilësinë e dëshmitarë të dyshuar.

Deri më tani, Gjykata Speciale ka thirrur për intervistim edhe komandantë të UÇK’së, si Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e Sylejman Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat