Ministri Tahiri dënon vrasjen në Skenderaj

Aktuale

Ministri Tahiri dënon vrasjen në Skenderaj

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:42
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dënuar ashpër vrasjen mizore të qytetarit I. Z. mbrëmë në Skenderaj, duke thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skenderaj. 

Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë.

I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë. 

Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan.

Ndryshe, mbrëmë në Prekaz të Epërm të Skenderajt u gjet i vdekur Ilir Zeqiri në veturën e tij, e cila ishte e djegur bashkë me trupin e tij. Policia dhe prokuroria në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe pesë gëzhoja të plumbave, dhe pas hetimeve fillestare po e cilësojnë rastin si vrasje e rëndë e dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat