Ramadani: Rusia propapagandë të neveritshme kundër Kosovës

Aktuale

Ramadani: Rusia propapagandë të neveritshme kundër Kosovës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:07
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se agjencioni i lajmevve në Rusi ‘Sputnik’-ut, po vazhdon propaganden e neveritëshme kundër Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, ‘Sputnik’ mohon gjenocidin, spastrimin etnik dhe dhunën makabre të shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Gjithashtu ai tutje ka shkruar se: “Të pavërtetat e shkrimit të fundit kundër Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për gjoja ‘luftë xhihadistësh’ në Kosovë gjatë viteve 1998-99 janë të gërditshme dhe krejtësisht në kuadër të aktiviteteve armiqësore me qëllim të shtrembërimit të së vërtetës së Kosovës”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

Çmenduria e ‘Sputnik’-ut në propapagandë të neveritshme kundër Kosovës

Agjencia ruse e lajmeve ‘Sputnik’, që realisht është sektor i shërbimeve sekrete ruse, ka vazhduar me propagandë të neveritshme kundër Kosovës dhe partnerëve perëndimorë. Duke kaluar në stade të çmendurisë, ‘Sputnik’ mohon gjenocidin, spastrimin etnik dhe dhunën makabre të shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Të pavërtetat e shkrimit të fundit kundër Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për gjoja ‘luftë xhihadistësh’ në Kosovë gjatë viteve 1998-99 janë të gërditshme dhe krejtësisht në kuadër të aktiviteteve armiqësore me qëllim të shtrembërimit të së vërtetës së Kosovës.
Për më shumë, gazetari Kit Klarenberg është emër i njohur në botë për promovimin e interesave armiqësore ruse, sidomos në Evropë.
Ky gazetar është, po ashtu, akuzohet për vepra kriminale në Gjermani.
Sidoqoftë, në 20 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s ndaj regjimit të Millosheviqit, e vërteta nuk do të mund të ndryshohet asnjëherë.
NATO-ja ka shpëtuar popullin e Kosovës përballë politikave gjenocidiale të fundit në Evropë. NATO-ja ka vendosur standard të lartë demokratik mbi atë që askush nuk mund të bëjë gjenocid mbi popullatë dhe të pretendojë se nuk do të përgjigjet bota demokratike.
NATO-ja, mbi të gjitha, ka vendosur standardin se demokracia gjithherë do të fitojë kundër tiranisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat