Komandanti i KFOR-it për mediat serbe: Situata në Kosovë stabile dhe nën kontroll

Aktuale

Komandanti i KFOR-it për mediat serbe: Situata në Kosovë stabile dhe nën kontroll

Nga: F.B Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:04
KFOR

Komandanti i KFOR-it gjenerali italian Lorenco D'Adario ka deklaruar se “situate në Kosovë është stabile dhe nën kontroll dhe se siguria është një ndër kushtet e domosdoshëm për dialogu, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

"Vlerësimi im është se situate është e qetë. Mendon se retorika dhe disa deklarata janë të rënda.  Duam ndihmën tuaj që të qetësohet situate, sepse disa deklarata të njerëzve mund të bëhen peng të situatës. Duhet të jemi të kujdesshëm në të gjitha deklaratat”, ka thënë komandanti I KFOR-it D'Adario  për disa gazetarë të mediave serbe që vizituan selinë e KFOR-it.

D'Adario ka tërhequr vërejtjen se nganjëherë deklaratat politike mund të pengojnë misionin.

"Për këtë dua të lus që të jeni të kujdesshëm në raportimet tuaja dhe ata që flasin të mendojnë për pasojat e deklaratave. Secili të jetë përgjegjës për atë që fol dhe për pasojat”, tha D'Adario.

Ai theksoi se misioni i KFOR-it do ndryshojë kur të krijohen kushtet ndërsa për atë vendos NATO.

D'Adario ka thënë se qëndrimi i grupit të ushtarakëve nga vendet e ndryshme ndër të cilët edhe oficerët shqiptar në veri nuk ishte provokim. Bëhej fjalë për aktivitetin me përfaqësues të ministrive të mbrojtjes që pas takimit vizituan urën dhe Mitrovicën.

"Serbët në veri nuk duhet të ndihen të rrezikuar, por më të sigurt kur ne jemi në terren”, tha D'Adario.

Ai potencoi se si ushtarë të KFOR-it jemi të gatshëm për çdo lloj situate, por aktualisht situate është e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat