Haradinaj: Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim

Aktuale

Haradinaj: Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim

Nga: Z.B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:29
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se, sot u vendos një shenjë të gjithkohshme, gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, që flet më zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se, Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve

Postimi i plotë:

Sot, vendosem një shenjë të gjithkohshme, gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, që flet më zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut! Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kalu nepër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli.RH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat