Avokati Tomë Gashi: Ivan Teodosijeviq do duhej të arrestohej për nxitje të urrejtjes nacionale!

Aktuale

Avokati Tomë Gashi: Ivan Teodosijeviq do duhej të arrestohej për nxitje të urrejtjes nacionale!

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:12
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, përmes një shkrimin Facebook, thotë se pas shkarkimit të ministrit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq është dashur që të arrestohet për shkak të nxitjes së urrejtjes nacionale.

Gashi thekson se, për masakrën e shqiptarëve në Reçak,e quajtur krim kundër nejrëzimit nga ambasadori amerikan William Wolker, është dënuar një polic serb.

Lexojeni shkrimin e Tomë Gashit:

SHKARKIMI I MINISTRIT TE PUSHTETIT LOKAL IVAN TEODOSIJEVIQ DO TE DUHEJ TI PARAPRINTE ARRESTIMIT TE TIJ

Atë që të gjithë bota e dinë, se forcat okupuese serbe ne Reçak vranë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur, dhe kjo u quaj krim kundër njerëzimit nga ambasadori amerikan William Wolker, e që kjo masakër e shqiptarëve i parapriu bombardimit të NATO-së kundër Serbisë, nuk e din qëllimisht Ministri serb i Kosovës Ivan Teodosojeviq.

Për këtë ekziston edhe aktgjykimi për shpalljen fajtor të policit serb Zoran Stanojevic. Prokurori i Shtetit do të duhej që arrestonte ish Ministrin serb për nxitje të urrejtjes nacionale.

Unë i kamë përfaqësuar viktimat e Reçakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat