Djali i mjekut që u kujdes për UÇK-në: Ai që e arrestoi babin, është zyrtar i policisë së Kosovës

Aktuale

Djali i mjekut që u kujdes për UÇK-në: Ai që e arrestoi babin, është zyrtar i policisë së Kosovës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:31
Gentrit Shala

Kanë kaluar 21 vjet nga zhdukja e Hafir Shales, doktorit që mjekoi ushtarët e UÇK-së.

Ndonëse deri më tani nuk është ditur asgjë për fatin e Hafir Shalës,  djali i tij, Gentrit Shala, në Frontal, ka zbuluar se babain e tij, Hafir Shala, e ka arrestuar një zyrtar i policisë së Kosovës, i quajtur Fadil Syleviq, për të cilin thotë se ka qenë pjesëtar i shërbimit sekret serb.

“Babai u ndal në Sllatinë, me 1998. Nga një veturë e tyre, se bashku me të ishin dy bashkudhëtar, të cilët me pas e kanë treguar ngjarjen. Të dytë kanë dhënë një emër: Fadil Syleviqit, i cili gëzon pozitë të lartë në policinë e Kosovës. Njëri dëshmitar, e ka ndryshuar deklaratën tri here, ndoshta për shkak të presionit të ushtruar mbi të. Nuk e fajësoj”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se iu është thënë se rasti i babait të tij, është politk. Ndërsa për fatin e tij, mund të zgjidhet vetëm në Dialogun Final me Serbinë.

“Nëna ime e kishte pyetur edhe Richard Holbrookin, por ai tha se për këtë rast nuk mund të flas gjë. Asnjë nga institucionet, përfshirë UNMIK dhe EULEX, nuk i kanë dhënë informacione. Na kanë thënë se fati i tij mund të zbulohet vetëm në dialogun final me Serbinë.”, ka deklaruar Gentrit Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat