Daka: Zgjedhjet në Veri mbahen me simbole të Republikës

Aktuale

Daka: Zgjedhjet në Veri mbahen me simbole të Republikës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:33
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka folur në emisionin Frontal me Arsim Lanin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës, që do të mbahen me 19 maj.

Ajo tha se pas vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ata kanë filluar me një plan operativ, pastaj do të vazhdojmë me procedurat tjera të zakonshme.

“Ne kemi organizuar edhe me parë zgjedhje në këto komuna, prandaj nuk do të jetë problem. Ka filluar të aprovohet një plan operativ, ndërsa pas kësaj, do të vazhdohet me procedurat e tjera”, ka treguar Daka.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, Daka u shpreh optimiste, megjithëse shtoi se detyre e tyre është organizimi i zgjedhjeve, pastaj është vullneti i qytetarëve nëse do të votojnë apo jo.

“Nuk ka rëndësi përqindja e qytetarëve në zgjedhje, për ne, është e rëndësishme organizimi i zgjedhjeve, tani mbetet ne vullnetin e qytetarëve nëse do të votojnë apo jo. Ato janë komuna më të vogla, prandaj pres që të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote”, ka shtuar ajo.

Sa i përket përdorimit të simboleve shtetërore të Kosovës, Daka tha se kjo gjë nuk vihet ne diskutim.

“Ne i kemi organizuar zgjedhjet edhe me herët në këto komuna, prandaj përdorimi i simboleve të shtetit të Kosovës, nuk vihet ne pyetje.”, tha sqaroi Daka për T7. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat