Hoti: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?!

Aktuale

Hoti: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?!

Nga: A.M. Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:57
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës të peridentitit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka quajtur masakrën e Reçakut.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kërkuar që të jenë unik dhe të kërkojnë reagime të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit.

Postimi i plotë:

Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar sot presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit.

Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t'i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb.

Vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve. Deri atëherë ne nuk duhet të hyjmë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat