Haradinaj propozon një zgjidhje për kazinotë

Aktuale

Haradinaj propozon një zgjidhje për kazinotë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:58
Kazino

Kryeministri Haradinaj në Rubikon foli edhe lidhur me mbylljen e kazinove. Ai tha se fillimisht është gabuar kur emri i tij është lidhur me lojërat e fatit, mirëpo, ai tha se nuk ka reaguar meqë e ka ditur se është i pastër.

“Duke e ditur që jam i pastër, nuk jam shpjeguar”, ka thënë Haradinaj.

“Kemi ndejt me njerëz, në darkë a në dasmë por nuk kemi pas ne, familja ime, kurrë, asnjë familjar i imi por kjo nuk më bën të mos i respektoj”, ka thënë ai.

Mirëpo, Haradinaj tha se është i vetëdijshëm që shumë njerëz punësojnë dhe madje kjo fushë në shumë vende të botës është e zgjidhur në mënyra të ndryshme.

Sipas tij, në Kosovë do të mund t’i ndahej një regjion, larg qytetit, të bëhet si zonë industriale.

“Me u nda një regjion ku shkojnë atje me makina dhe shkojnë njerëzit e pasur por jo punëtorët e krahut sepse janë prishur familjet. Jo kazino për fukara, nuk bën ashtu, e kemi shkatërruar vendin, e kemi bërë tmerr”, ka thënë ai.

Mirëpo, Haradinaj tha se si qeveri nuk mund të iniciojnë, kështu që mbetet të pritet nëse do të ketë një nismë nga vetë deputetët.

Haradinaj tha se paratë dhe interesat në këto lojëra i kanë pasur pikërisht ata që e kanë sharë dhe e kanë drejtuar gishtin kah ai dhe familja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat