Dështon seanca, vetëm 15 deputetë brengosen për ikjen e të rinjve nga Kosova

Aktuale

Dështon seanca, vetëm 15 deputetë brengosen për ikjen e të rinjve nga Kosova

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:54
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme pa miratimin e ndonjë rezolute në lidhje me migrimin e qytetarëve.

Pas diskutimeve nga deputetët, në fund Fidan Rekaliu, në emër të propozuesve për këtë debat, kërkoi nga grupet parlamentare të dërgojnë nga një përfaqësues të mënyrë që të hartojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Rekaliu deklaroi se në momentin që kjo rezolutë do të jetë gati, ata do të njoftojnë kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, kryesuesi i kësaj seance të jashtëzakonshme, Kujtim Shala, tha se edhe nëse do të kishin ndonjë rezolutë të shkuar, nuk ka kuorum, kështu që e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

Në minutat e fundit të kësaj seance kishin mbetur vetëm 15 deputetë në sallë të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalën

***

Vetëm 15 deputetë po diskutojnë mbi migrimin e qytetarëve

Kuvendi i Kosovës po mban seancën të jashtëzakonshme lidhur me migrimin e qytetarëve.

Edhe pse erdhi si kërkesë e deputetëve, aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë vetëm 13 deputetë prezentë për të diskutuar mbi këtë pikë.

Dy deputetë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, tre janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dy prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Nisma dhe shtatë nga radhët e LDK-së.

Debati parlamentar po mbahet lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.

Në fillim të kësaj seancë të jashtëzakonshme, u propozua që grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Seanca nisi me vonesë si dhe ndërkohë ka pasur pauza dhe deputetët nuk janë kthyer më në seancë për të vijuar me diskutimet.

Image
Image
Image

 

Debati për ikjen e të rinjve, ku u “zhdukën” ministrat e Haradinajt?

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është duke u debatuar për ikjen e të rinjve nga vendi.

Propozuesi i rezolutës, deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu, është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, ku asnjë pjesëtar i kabinetit nuk ndodhet në seancë derisa po debatohet për këtë temë.

“Ikja e të rinjve nga Kosova, si pasojë e humbjes së shpresës për një jetë më të mirë është shqetësim për secilën familje dhe secilin qytetar të vendit, përveç për kabinetin e kësaj qeverie”, ka shkruar Rekaliu në Facebook.

Kamishi: Pse nuk iku Isa Mustafa nga kërcënimet por prokurori Blakaj

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar për largimet e shumta të qytetarëve në vendi, ka folur edhe deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK’së, i njohur edhe si Kamishi, i është përgjigjur disa prej akuzave që opozita ia ka bërë pushtetit në lidhje me ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Haxhiu thotë se nuk ka të bëjë me kërcënime ikja e disa personave që i kanë shërbyer shtetit.

Sipas tij, më i rrezikuar dhe më i kërcënuar se prokurori Blakaj, ka qenë Isa Mustafa sa ishte kryeministër.

“Nëse thuhet se prokurori Elez Blakaj iku sepse u ndie i kërcëmuar, atëherë pse nuk iku Isa Mustafa. Mendoj se Isa Mustafa ka qenë edhe më shumë i kërcënuar gjatë detyrës së tij”, ka thënë Haxhiu.

Derisa lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë në Kuvend se edhe ish-prokurori special, Elez Blekaj, që po hetonte listat e veteranëve ka ikur pasi është ndier i kërcënuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Demaliaj: Askush s’po ikë nga Kosova – Njerëzit po martohen, po e marrin naj djalë a çikë të mirë

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, mohon se ka ikje nga vendi.

Demaliaj duke folur në seancën  e jashtëzakonshme që po mbahet për largimet e qytetarëve nga vendi së fundmi, ka thënë se nuk ka ikje nga Kosova dhe se këto janë agjenda të Rusisë e Serbisë.

“Njerëzit po shkojnë dhe po kthehen. Agjendat ruse dhe serbe nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetar nuk ka ikë nga vendi ilegalisht”, ka thënë Demaliaj.

Ai i sheh si krejt normale numrin e lartë të njerëzve që po presin viza. Sipas tij, fakti që ka shumë shqiptarë jashtë vendit dhe lidhjet e tyre në Kosovë, bën që të ketë fluks të qytetarëve që dalin e vinë.

“Ne e dimë që kemi një diasporë shumë të fuqishme. Dihet që remitancat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Shkojnë e vinë mes vete. Martohen e marrin naj djalë a cikë të mirë”, ka thënë Demaliaj”, ka thënë Demaliaj.

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt, ka akuzuar këtë parti për presionet që sipas tij, i janë bërë kryetarit të Prishtinës, e deputetit të dikurshëm të VV-së, Shpend Ahmetit.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për migrimet e qytetarëve të Kosovës, Beqaj ka akuzuar VV-në, për pazare e presione drejtuar kryetarit të komunës.

Beqaj: Si rezultat i presioneve, ju ka ikur kryetari me 12 deputetë

“Ju që po vajtoni me qenë ne e bëjmë mrekulli. Ju kemi pa presionet që ju keni bërë kryetarit të kaluar në Prishtinë, ju kemi parë pazaret që i keni bërë pa kryetarin e ndoshta edhe pa kryetarin në Prishtinë. Ju kemi parë punësimet e paligjshme diku rreth 400 në Prishtinë dhe si pasojë apo rezultat i atyre ju ka ikur kryetari me 12 deputetë edhe ju nuk di qysh folni për të menaxhuar shtetin kur nuk mund të menaxhoni një parti”, tha ai.

Të tilla presione, sipas tij po i bëhen edhe kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës.

Beqaj: Gati çdo ditë kryetari i Prizrenit lyp dorëheqje

“Gati çdo ditë kryetari i Prizrenit, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, lyp dorëheqje nga presionet që bëni ju dhe nga pazaret që i bëni ju në Prishtinë për Prizrenin, sepse mendoni që tash Prizreni është i Vetëvendosjes, por Prizreni është i qytetarëve të Prizrenit, është i Republikës së Kosovës, është i Kosovës”, ka përfunduar ai.

I shkurtër ishte reagimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në lidhje me këto akuza.

Haxhiu: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht

Zoti nënkryetar Hajdar Beqaj, je shumë qesharak për të të marrë seriozisht, prandaj nuk do të merrem me të”, ka thënë Haxhiu. 

Daut Haradinaj i replikon Milaim Zekës: Të kemi pak kujdes kur i fyejmë zyrtarët shtetërorë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, reagoi pas deklaratave të Milazim Zekës, në lidhje me keqpërdorimet, që sipas këtij të fundit, po bëhen me paratë publike nga zyrtarët shtetërorë.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për migrimet e qytetarëve të Kosovës, Haradinaj ka kërkuar nga Zeka që të ketë kujdes kur fyen deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj: Nuk mundemi me akuzu vetveten

“Pse po thoni jo kaq buxhet, jo kaq buxhet, nuk pajtona për shembull që duhet.. kur folshin më herët për zyrtarët e shtetit, të jemi më të sinqertë se në fund të ditës janë zyrtarë të shtetit, janë deputetë. Nuk mundemi ne me e akuzu vetveten kur.. Po më vjen keq për Milaimin, kom respekt edhe e çmoj, por të kemi pak kujdes kur i fyejmë”, tha ai. 

Deputetja e AAK-së mundohet t`i mbuloj ikjet e qytetarëve: Po shkojnë edhe për vizita familjare jashtë Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar pamjet që po i shfaqin mediat ku numër i madh i qytetarëve po shihen duke pritur para ambasadave, për t’u pajisur me viza. Sipas saj, jo të gjithë po migrojnë, disa po shkojnë për vizita familjare.

Sipas deputetes time Kadrijaj, ata që po presin për viza para ambasadave në Prishtinë, nuk janë të gjithë që po synojnë të ikin për të mos u kthyer më në Kosovë.

Ajo në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend, ku po debatohet për migrimin, tha se bashkëndjejnë me të gjithë ata njerëz që po e braktisin Kosovën.

Kadrijaj: Të gjithë që po kërkojnë viza nuk po e synojnë ikjen nga Kosova

“Të gjithë ata që po kërkojnë viza nuk janë njerëz që dëshirojnë të ikin e mos të kthehen, sepse ka njerëz që shkojnë për vizita familjare, ka njerëz që shkojnë për vizita turistike, këtu t’i cekim edhe vizat e punës, por personat që kanë aplikuar edhe avancim profesional ,dhe nuk janë të ata persona që dëshirojnë të ikin dhe mos të kthehen më në Kosovë. Edhe ne bashkë-ndjejmë atë se të gjithëve na pengon që njerëzit po e braktisin Kosovën dhe ndoshta qoftë për arsye ekonomike ose arsye të tjera, ne duhet të ofrojmë kushte që qytetarët të qëndrojnë në Kosovë, duhet me qenë angazhim i qeverinë në këtë drejtim”, tha ajo.

Kadrijaj tha se shpreson që të gjithë një ditë të kthehen dhe të kenë një jetesë të mirë në Kosovë.

***

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës ka shpërfillur problemin e madh me të cilin po përballet Kosova sa i përket migrimit, dhe ka shpërfillur deputetët e Kuvendit, duke mos qenë i pranishëm sot në seancën e jashtëzakonshme.

Sipas Albulena Haxhiut, kryeministri Ramush Haradinaj do të duhej të ishte në seancë të enjten për të treguar si e adreson eksodin e  qytetarëve.

Haxhiu: Kryeministri nuk ka as vullnet as vizion

“Kryeministri Haradinaj do të duhej të ishte këtu, të paktën për dy arsye, për të na treguar si e adreson këtë eksod, e dimë që nuk ka vizion as vullnet, por të paktën duhet të ishte këtu para se gjithash dhe mbi të gjitha të distancohej nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij Halil Matoshi, i cili thotë ‘zërat që adresojnë ikjën e të rinjve nga Kosova, janë të paguar nga Rusia’, kështu deklaron këshilltari politik i kryeministrit të vendit. Dhe, me bo një deklaratë të tillë ose duhet të jesh i verbuar nga pushteti e nga luksi, në mënyrë që mos me mujt me pa përtej vetës ose nuk e di si nuk po shohin këta njerëz. Dhe, po ashtu kryeministri do të duhej të ishte këtu dhe të na tregonte se si mundet ende të qëndroi kryeministër teksa sheh kolonat e gjata te të rinjve, të rejave, grave, vajzave para ambasadave”, tha ajo.

Ajo tha se ‘kryeministri duhet të shkojë në shtëpi”.

Haxhiu shtoi se asnjë qeveri nuk e ka pasur në plan mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

***

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar debatin parlamentar për ikjen jashtë vendi të të rinjve kosovarë.

E përplasje janë shkaktuar mes deputetëve Daut Haradinaj të AAK-së dhe Haxhi Avdylit të LDK-së.

Ky i fundit në fjalën e tij kritikoi qeverinë për shpenzimin e fondeve të mëdha në ndërtimin e autostradave dhe jo në sektore tjera më të nevojshme.

E i shpejtë ishte reagimi i Haradinajt i cili tha se ndërtimi i rrugëve nuk duhet t’ua zë rrugën askujt.

“Sa i përket buxhetit të këtij viti dhe atij të kaluar e dijmë që 0.3 për qind është deviijmi për buxhetin për ndërtimin e rrugëve, pra sa i përket një autostrade që dikujt po ia zë rrugën.  Jemi shumë dakord që ka krizë ekonomike, por e dijmë që sa shqiptarë e dojnë vendin sot e adhurojnë Agim Ramadanin. Ne e dijmë që nuk është shkaktar i gjendjes një Qeveri e sotme. Nuk pajtohem me këtë dhe jeni më të sinqertë. Nuk mund ta akuzojmë vetëveten dhe duhet të kemi pak kujdes për këtë temë”, tha Haradinaj.

Pa u përgjigjur nuk e la as deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Ai tha se para ndërtimit të autostradave, është dashur të shihet të investohet në shëndetësi e sektore tjera ku gjendja është e mjerueshme.

“Unë besoj që investimi në asfallt është i domosdoshëm, por duhet të shikohet se a ka pasur nevojë që gjithkund të ndërtohen autostrada milionëshe, e jo të investohet në shëndetësi dhe ndërmarrje të tjera”, tha ai.

Kuvendi po vazhdon me debatin paralamentar ndërkaq që pas përfundimit pritet votimi i një rezolute.

Zeka: Kadri Veseli shkon në vizita “me pare të babes”

Deputeti i Nismës SocialDemokrate, Milaim Zeka si shkaktarë kryesor për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, e sheh aspektin e keqpërdorimit të parasë publike nga zyrtarët politikë.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme për migrimin e qytetarëve të Kosovës, tha se kjo seancë nuk ka pasur nevojë të mbahet, ani pse ka qenë një nga nënshkruesit për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Zeka: Ikja e pasluftës është si shkak i politikave të rënda

“ Shkaktarët kryesorë të ikjes masive të njerëzve tonë të cilët tani po ikin nga dhuna psikologjike, shpirtërore dhe materiale që politika e këtij vendi ja ka sjell që prej luftës, mbarimit të luftës e këtej. Ikja masive e shqiptarëve e viteve të 90’ta ka qenë ikje nga terrori fizik i Millosheviqit, ndërsa ikja pas luftës e këtej, është ikje për shkak të politikave shumë të rënda, dhe politikave tepër të gabueshme, sidomos në aspektin e keqpërdorimit të parasë publike”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe milionat, që sipas tij janë shpenzuar për bisedimet në Bruksel, të cilat Zeka thotë se nuk kanë ofruar asnjë rezultat.

Sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në keqpërdorimin e parasë publike.

Zeka: Kryetari i Kuvendit, 70 përqind të delegacionit në udhëtime i merr palidhje 

“Kryetari i Parlamentit kur shkon çoftë në Hungari, 70 për qind të delagacionit i merr krejt palidhje, bon be që po shkon me pare të babës, e jo me paret e taksa-paguesve, na zgjedhim hotele të shtrenjta, bileta të shtrenjta, të luksit, pa menduar që ato janë parat e taksapaguesve të Kosovës”, ka vazhduar Zeka. 

Beqa, VV-së: Shpend Ahmeti u largua nga presioni që i bëtë me punësime të paligjshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka sulmuar ashpër Vetëvendosjen për punësimet partiake që kanë ndodhur sipas tij në komunën e Prishtinës e cila ishte udhëhequr më herët nga VV-ja.

Sipas tij, kryetari aktual i Prishtinë-së, Shpend Ahmeti është larguar nga VV-ja për shkak të presioneve të shumta nga partia e tij.

Këto deklarata ai i bëri duke iu kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Arbër Rexha.

“Juve Vetëvendosjes ua kena pa presionin që ia keni ba kryetarit në Prishtinë. Iu kemi pa punësimet e paligjshme në Prishtinë dhe si rezultar i atyre ju ka ik kryetari me 12 asamblistë. Nuk di si mund të menaxhoni me shtetin kur nuk mund të menaxhoni me partinë”, ka thënë Beqa.

Madje sipas deputetit të PDK-së, edhe kryetari i Prizrenit që vije nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka,  çdo ditë po kërkon dorëheqje për shkak të të njëjtave presione.

“Kryetari i Prizrenitçdo dit lyp dorëheqje nga presionet që ia bëni ju sepse mendoni që Prizreni është i juaji, dhe nuk kisha pas dëshirë me u marrë me ty se me ty kanë me u marrë qytetarët”, iu drejtuar Beqa, Arbër Rexhajt të VV-së.

Haxhiu: Kryeministri Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për largimin e qytetarëve nga Kosova ka folur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo është shprehur se në Kosovë ka humbje të madhe të shpresës dhe kjo është arsyeja pse po ikin qytetarët.

Ajo gjithashtu ka thënë se kryeministri Haradinaj do duhej të ishte në seancë në mënyrë që të tregonte si do të adresoj largimin e qytetarëve nga Kosova dhe të distancohet nga deklarata e këshilltarit të tij Halil Matoshi.

“Që thonë që i kanë ra pishman për seancë të jashtëzakonshme, do të ishte mire të pendohen për disa veprime tjera dhe po e them këtë sepse është e rëndësishme kjo seancë.

Kosova po përballet me një largim në heshtje të qytetarëve të Kosovës, sepse pa një humbje të madhe të shpresës nuk do të ndodhte dhe kjo shihet.

Dëshprimi i madh i të rinjve dhe të rejave që kanë me pushtetin e bëjnë të vështirë jetën e tyre në Kosovë.

E kam thënë edhe më herët dhe po e them prapë që sot 20 vite pas luftës është e vështirë të jesh qytetar I Kosovës sepse askush nuk ka besuar se 20 vite pas luftës do të përballemi me një gjendje të tillë.

Kryeministri Haradinaj do të duhej të ishte këtu për 2 arsye, me na tregu se si e adreson këtë eksod dhe të distancohej nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij, Halil Matoshi.

Me e bo një deklaratë të tillë ose duhet të jesh i verbuar nga pushteti e luksi ose unë nuk e di si nuk po shohin këta njerëz.

Dhe kryeministri do të duhej të na tregonte se si mundet që ende të qëndroj kryeministër kur sheh të rinjtë para ambasadave.

Dhe e kemi parë se nuk ka asnjë plan e asnjë strategji, por pagën vetit ia ka bërë 3000 euro, ky kryeministër duhet të shkoj në shpi.

Ai nuk e ka marrë mundin që të jetë qoftë edhe 1 minutë në këtë seancë për të respektuar mundin e deputetëve dhe të respektohen qytetarët”, ka thënë Haxhiu.

***

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me punimet e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ikjen e të rinjëve jashtë vendit.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se njerëzit më shumë po ikin nga Kosova, sesa sipas tij që po shkojnë specifikisht në një vend të caktuar.

“Njerëzit më shumë poi kin më shumë se sa që po shkojnë. Këtu kemi më shumë të bëjmë me ata të cilët po ikin prej Kosovës sesa me ata që specifikisht po shkojnë në një vend të caktuar. Njerëzit po ikin nga ky shtet, sikurse iku prokurori Elez Blakaj nga kryeministri. Për t’i kthyer njerëzit, ne fillimisht duhet ta kthejmë Elez Blakajn”, tha ai.

“Neve na ka ikur paraja, kur ikë paraja ikin edhe njerëzit. Mbi 90 përqins e fondit të punësime të Kosovës ndodhet jashtë vendit. Banorët i kanë 3.2 miliardë kursime dhe 2.7 miliardë kredi”, tha tutje Kurti.

Sipas tij, hendeku kryesor për gjendjen ekonomike eshtë edhe mungesa e lidhjes mes ekonomisë dhe arsimit.

Me këtë rast, Kurti ka përmendur se shkollat profesionale janë lënë totalisht jasht fokusit.

Image

“Unë dua të theksoj hendekun dhe mungesën e lidhjes mes ekonomisë dhe arsimit. Dhe unë besoj që ky është shkaku kryesor i ikjes së të rinjve. Sipas raportit të OAK-ut thuhet se shkollat profesionale ballafaqohen me probleme të shumta ekonomike”, ka thënë Kurti.

Por sipas Kurtit, problemet nuk përfundojnë këtu. Sipas tij, problem tjetër është edhe mungesa e banesave për çfitet e reja.

“Dua të theksoj edhe një problem, mungesa e banesave për ciftet e reja. Janë të panumërta rastet kur ciftet e reja banojnë me qera detyrohen të kthehen tek prindërit e tij”, ka thënë Kurti.

***

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për migrimin e të rinjve nga Kosova.

***

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ikjet e qytetarëve nga vendi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka vendosur shtyerjen e seancës për në orën 14:00 pa dhënë ndonjë sqarim konkret.

“Shkojmë në pauzë deri në orën 14:00”, tha Veseli para deputetëve.

Nga Vetëvendosje, lidhur me gjendjen e krijuar në vend me ikjen e qytetarëve kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të shkuar në zgjedhje të reja në mënyrë që të ndalet trendi i ikjes.

Vetëvendosje kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, pas ikjes së qytetarëve

Ndërsa nga AAK-ja kërkuan që të këtë më tepër bashkëpunim ndërmjet partive politike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për parandalimin e këtij fenomeni.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për zbrazjen e vendit nga të rinjët është thirru me kërkesë të 41 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

***

Krasniqi: Disa tema duhet të trajtohen më seriozisht, seanca është thirr papritur

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo seanca është thirr papritur dhe se deputetët mund të mos jenë të përgatitur për të debatuar një çështje të tillë.

Sipas  tij, tema të tilla sikur kjo e migrimit, duhet të trajtohen më seriozisht.

Krasniqi: Për më pak se 100 ditë 13 seanca të jashtëzakonshme

“Është kjo seanca e 13 e jashtëzakonshme që thirret për tre muaj, në tre muajt e fundit kjo është seanca e 13 e jashtëzakonshme. Nëse dikush nuk është i njoftuar me gjendjen dhe situatën në Kosovë, dhe nëse këtë fakt ia themi që parlamenti i Kosovës i ka thirr 13 seanca të jashtëzakonshme për më pak se 100 ditë, kur kihet parasysh që e kemi filluar sesionin në gjysmën e dytë të janarit, i bie që ose jemi në gjendje lufte, në njëfarë konflikti të afërt, ose diçka e jashtëzakonshme po ndodh në vendin tonë”, tha ai.

Ai tha se nuk ka qenë mënyra e duhur të vendoset  seanca me një shpejtësi kaq të madhe, për një temë kaq të rëndësishme.

***

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në seancën për problemin e migrimit të të rinjve kosovarë, tha se duhet të jenë unik për çështjen për të cilën po debatohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme, Rugova tha se të gjithë janë përgjegjës për degradimin e vendit.

Rugova: Të gjithë kemi hise për degradim

“Pa dashur të adresoj kritika, pa dashur të bëjë më gisht në adresa institucionale, sepse të gjithë si klasë politike, përfshi edhe mua, kemi hise në këtë degradim moral ,politik, institucional, kulturor, socio kulturor, akademik, prandaj zotëri kryetar i Kuvendit, fatkeqësisht këtu përveç ministrit të mjedisit, nuk është as kryeministri as asnjë pjesëtar i qeverisë që kanë përgjegjësi direkete. Ku është ministri i kulturës, dhe arsimit që ka një peshë të jashtëzakonshme për temën që sot po e diskutojmë, por nuk dua ta ashpërsoj gjuhën, duhet të unifikohemi”, tha ai.

Ai tha se nuk presin mrekulli nga kjo seancë, por që po tentojnë të dërgojnë një mesazh unifikues, pa marrë parasysh pozitë apo opozitë.

***

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me betimin e deputetit Rafet Rama, si zëvendësim i Nezir Qoqajt, me vendim të presidentit të vendit.

Me kërkesë të deputetëve, në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.

***

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ku do të shqyrtohen 51 pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Sipas njoftimit të Kuvendit, për shumicën e pikave, ka përfunduar shqyrtimi dhe vetëm do të hedhen në votim, por janë edhe disa projektligje që do të shqyrtohen.

Po ashtu, janë paraparë edhe dy interpelanca. Ajo e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës dhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, për vazhdimin e mandatit edhe për një afat 30 ditor,
5. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,
7. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
4. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
5. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.
10. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
14. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
15. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
16. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
17. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
18. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
19. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.
20. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
21. Miratimi i Deklaratës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,
22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,
28. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale,
29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,
30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,
32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës,
33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike,
34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,
36. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,
37. Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

IV. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

V. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat