Lansohet raporti "Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi"

Aktuale

Lansohet raporti "Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi"

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë sot raportin e ri inovativ ‘Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë’.

Përmes kësaj ngjarje, gjithashtu do të lansohet zyrtarisht iniciativa rajonale që ka për synim të trajtojë diskriminimin me bazë gjinore në punë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, e mbështetur nga BE, bashkëfinancuar nga Suedia/Sida dhe e udhëhequr nga RrGK.

RrGK thotë se do të prezantojë të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e dalura nga hulumtimi, si dhe do të mirëpres diskutime lidhur me gjetjet.

“Ky raport përfshin informata mbi mangësitë në kuadrin ligjor përkatës; përhapjen dhe natyrën e diskriminimit gjinor që lidhet me punën; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa; mënyrën se si institucionet kanë trajtuar raste të tilla deri më sot; dhe rekomandimet që synojnë secilin akter përkatës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat