Deklaratë e përbashkët e grupeve parlamentare për përmirësimin e procesit zgjedhor

Aktuale

Deklaratë e përbashkët e grupeve parlamentare për përmirësimin e procesit zgjedhor

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:25
Deklaratë e përbashkët e grupeve parlamentare për përmirësimin e procesit zgjedhor

Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor

Në këtë drejtim, kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ad hoc parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013, njofton GP i LDK-së përmes një komunikate për media.

Kryetarët e Grupeve Parlamentare do t’i propozojnë Kuvendit të krijojë një Komision ad hoc në një nga seancat e ardhshme plenare. Ata gjithashtu, kanë rënë dakord që në kuadër të Komisionit ad hoc parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të EUSR/Shefes së Ambasadores Apostolova të BE-së dhe Ambasadorit Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së.

Kryetarët ë Grupeve Parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat