Isufi: Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë

Aktuale

Isufi: Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:31
Ahmet Isufi

Shefi i deputetëve të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi tha se në Kuvendin e Kosovës duhet të prezantohen ide të cilat do të përmirësonin gjendjen aktuale të migrimit të kosovarëve.

Isufi duke u thirrur në statistikat e Eurostat-it, tha se numri i kosovarëve që kanë migruar është zvogëluar nga viti në vit.

Isufi: Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë

“Një studim nga Eurostate që është prezent tani është për të kërkuarit e azilit në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e shengenit, kështu që nga periudha 2015, deri në periudhën 2018, kemi një dallim shumë të madh të migrimit të popullatës së Kosovës jasht vendit. Derisa në vitin 2015 kanë migruar 67 mijë e 545 banorë, në vitin 2016 kemi një rënie me 9 mijë e 410, në vitin 2017 5 mijë e 455, dhe në vitin 2018 3 mijë e 515. Andaj shihet një rënie e daljes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit. Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë e cilin veç stimulon migrimin, por duhet këtu në Parlamentin e Kosovës të ipen ide e sygjerime, mendime të cilat mund ta ndalojnë këtë dukuri”, tha ai.

Ai tha se nuk është mirë që në Kuvend të shihet vetëm zi. Ai kërkoi nga deputetët që të jenë racional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat