Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë për vizitë zyrtare në Kroaci

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë për vizitë zyrtare në Kroaci

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:21
Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krsticeviq, po marrin pjesë në Panairin e 5-të të industrisë së armëve ASDA 2019 në Kroaci.

Në Split, krerët e FSK-së morën pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit si dhe vizituan disa prej kompanive më të njohura të pajisjeve ushtarake, ku panë nga afër kapacitetet dhe të arriturat më të fundit të teknologjisë ushtarake kroate. 

Ministri Berisha dhe komandanti Rama gjithashtu zhvilluan edhe disa takime dypalëshe me ministra dhe shefa të Mbrojtjes, pjesëmarrës në panair, me të cilët biseduan për procesin e tranzicionit të FSK-së, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen. 

Ekspozita Ndërkombëtare e Armatimeve dhe Pajisjeve Ushtarake (10-12 prill 2019) mbahet për herë të pestë në Split nën përkujdesjen e Qeverisë së Kroacisë, organizuar nga TNT Production Inc. nga SHBA me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat