Zafir Berisha vjen me një propozim se si të ndalet ikja e të rinjve

Aktuale

Zafir Berisha vjen me një propozim se si të ndalet ikja e të rinjve

Nga: N.Sh Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:15
Zafir Berisha

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka shprehur habinë e tij ndaj deputetëve që kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me largimet e fundit të qytetarëve anembanë Kosovës.

Madje, Berisha e ka quajtur seancë koti për çështje shumë të komplikuar.

Berisha njëkohësisht ka bërë me dije se për këtë situatë të krijuar duhet kontribuar të gjithë së bashku, duke kërkuar njëkohësisht të hiqet dorë nga disa projekte disa milionëshe, të cilat nuk janë urgjente.

Poashtu Berisha, ka propozuar që brenda një periudhe dhjetë vjeçare të pensionohen me pagën aktuale 70% të gjithë shërbyesit civil, punëtorët e arsimit.

Këto ide Berisha i ka dhënë me qëllim të zbutjes së papunësisë, pra ti jepet hapësirë edhe të rinjve tjerë të shkolluar të cilët janë në pritje të një vendi të punës.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Erdha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me fenomenin e largimit të qytetarëve nga Kosova, me mendimin se ata që e kanë thirrur seancen, kanë edhe ide se çka duhet të bëjmë lidhur me këtë situatë.

U befasova kur edhe ai që e kishte thirrur seancen, por edhe të tjerët pas tij, ripërsëriten dogmat tashmë të dëgjuara dhe të lexuara nëpër rrjete sociale dhe portale për një kohë të gjatë.

Çështjet serioze si kjo e largimit të qytetarëve, dojnë çasje më ndryshe dhe ide konkrete se si duhet të sillemi si institucione, por edhe si shoqëri në përgjithësi.

Prita nga ata që kanë thirrur seancen dhe nga ata që folën, me dalë me ide konkrete dhe me pako masash që duhet ndërmarrë shteti i Kosovës. Shembull, që urgjentisht të hiqet dorë nga disa projekte milionëshe, të cilat nuk janë urgjente dhe si të tilla mund të presin, për të mundësuar që për një periudhë dhjetë vjeqare të pensionohen me pagën aktuale prej 70%, të gjithë shërbyesit civil, punëtorët e arsimit, ndërsa për sherbimin policor të praktikohet ideja në ligj, që ata të pensionohen në moshen 55 vjeqare, si dhe masa tjera ku do t’i mundësojnë rreth 30.mijë të rinjëve, që nënkupton po kaq familje, në mënyrë që të krijohet një komoditet për një jetë normale në vendin tonë.

Këto dhe ide të ngjajshme do të duhej të mbizotronin debatin në Kosovë, në mënyrë që të krijohet mundësia për zbutjen e gjendjes aktuale në Kosovë.

Seanca koti, me mualife pa fund, nuk zgjidhin probleme të komplikuara si kjo që po përballemi si shoqëri!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat