Eurodeputeti Flenckenstein shpreson se liberalizmi i vizave do të ndodhë shpejt

Aktuale

Eurodeputeti Flenckenstein shpreson se liberalizmi i vizave do të ndodhë shpejt

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:34
Skënder Reçica dhe Knut Flenckenstein

Për procesin e liberalizimit të vizave po kërkohet durim nga qytetarët e Kosovës.

Përveç liderëve shtetërorë edhe anëtar ë të Parlamentit Evropian shprehen të bindur se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, në mënyrë që kosovarët të gëzojnë lëvizjen e lirë.

Kjo u tha edhe të enjten, në konferencën “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor  “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve te BE-së”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skënder Reçica,  tha se një iniciativë  e tillë do të ndikojë pozitivisht në fushën e punësimit , duke pohuar se Kosova po ballafaqohet me papunësi të lartë.

Reçica: Kosova është duke u ballafaquar me një papunësi të lartë

“ Iniciativa për Dimensionin Social e  vë theksin për nevoja më të mira të punësimit dhe atyre sociale në procesin  të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimeve të këtij vendi në Bashkimin Evropian me qëllim që askush të mos mbetet prapa. Qëllimi i kësaj iniciative është të rris dialogun në mes shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve, si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor...Kosova është duke u ballafaquar me një papunësi të lartë, me një mbrojtje sociale jo shumë efektive, me një sistem pensional jo konsoliduar mirë, skemat pensionale të cilat janë krijuar në bazë të nevojave të kohës  me shërbime familjare të mangëta, dhe me një financim jo të vazhdueshëm”, tha ai.

Ai u zotua mes tjerash, se janë duke punuar për reformim, në mënyrë që të fuqizojnë dimensionin social.

Ndërsa  Knut Flenckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian tha se duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai theksoi se Parlamenti Evropian është në anën e kosovarëve dhe se ata po bëjnë presion që ta shtyjnë përpara këtë proces.

Flenckenstein: Shpresojmë të jetë shumë afër dita e liberlaizimit të vizave

“ E di që ju duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave. Por, të jeni të sigurt që Parlamenti Evropian për herë të dytë ka dhënë një votë të qartë që ne dëshirojmë që ta arrijmë këtë, dhe se ndihemi të turpëruar që Këshilli i Evropës vazhdimisht ka shtyrë dhe ka vonuar këtë çështje. Në këtë aspekt jemi në anën tuaj dhe vazhdojmë të bëjmë presion, dhe kjo ditë shpresojmë të jetë shumë afër, të miratohet ajo që ju meritoni që prej një kohe. Sepse është gjithashtu në pyetje kredibiliteti jonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Elmir Bojaxhiq në emër të ASB-së për Evropën Juglindore, tha se kjo iniciativë është pikësynim global që të tërheqim mbështetjen evropiane për përmirësimin e resurseve njerëzore.

Bojaxhiq: Qëllimi i kësaj iniciative është tërheqja evropiane  e mbështetjes politike

“Qëllimi global i kësaj iniciative është tërheqja e mbështetjes politike dhe e formave tjera evropiane, rajonale dhe kombëtare për përmirësim në sektorin e burimeve njerëzore dhe zhvillimit shoqëror. Do të provojmë ta bëjmë këtë dhe veçse është duke u bërë duke i bashkuar forcat…nuk mund ta bëjmë këtë pa qeveri, ekonomi dhe shoqëri civile”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat