Selmanaj: Qeveria dhe Kuvendi duhet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

Selmanaj: Qeveria dhe Kuvendi duhet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:29
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të trajtohen migrimet e qytetarëve të Kosovës.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme, lidhur me migrimin e kosovarëve, tha se duhet të ngritet vigjilinca institucionale, për të ndaluar trendin e rrezikshëm, siç e quajti ai, të ikjes së qytetarëve të Kosovës.

Selmanaj: Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme

“ Unë kam një propozim, jo të nxjerrim një rezolutë, por Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të kujdesen që të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, për një periudhë për të trajtuar këtë tematikë. Ta ngrisim vigjilencën institucionale në maksimum për të bërë projekte konkrete se si ta ndalim këtë trend të rrezikshëm për Kosovën. Të heqim projektet e autostradave ka 1 miliard euro. Për kë po i shtrojmë, për ata që po ikin. T’i heqim festimet ka 500 mijë euro për pavarësi, për kë po festojmë për njerëzit që po ikin? Për kë kemi me qenë ne deputetë nesër këtu, në fakt për kë jam unë sot, e shtroj pyetjen shumë themelore”, tha ai.

Ai shtoi se migrimi i qytetarëve të Kosovës është një temë e ndishme, për çka tha se nuk duhet të diskutohet se në cilin vit ka pasur ikje më të madhe të qytetarëve, meqë sipas tij fajtor për këtë janë të gjithë.

Selmanaj:  Ky është dështim i komplet elitës politike

“Unë më tepër po e shoh si një dështim i komplet elitës politike, kulturore, sociale dhe të gjitha fushave, të cilat i kemi pasur nga paslufta e deri më sot në realizimin e shtetit të Kosovës. Tash normalisht, disa kanë faj më shumë, disa kanë faj më pak, po sidomos ata që kanë qenë gjatë në pushtet, faji më i madh bie mbi ta. Si është e mundur që 20 vite pas luftës në Kosovë pothuajse çdo i dyti njeri që jeton në Kosovë ta projektoj të ardhmen e tij jashtë Kosovës. Unë i morra disa të dhëna nga Ambasada Gjermane dhe pash që diku vetëm për vitin 2-2017 dhe 2018 janë lëshuar  diku rreth 35 mijë viza pune, ndërkohë e kuptova që edhe 79 mijë janë në proces, vetëm Ambasada Gjermane”, tha ai.

Kjo sipas tij, po ndodhë për shkak të varfërisë e po ashtu edhe mbytjes së shpresës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat