Beqa, VV-së: Shpend Ahmeti u largua nga presioni që i bëtë me punësime të paligjshme

Aktuale

Beqa, VV-së: Shpend Ahmeti u largua nga presioni që i bëtë me punësime të paligjshme

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:37
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka sulmuar ashpër Vetëvendosjen për punësimet partiake që kanë ndodhur sipas tij në komunën e Prishtinës e cila ishte udhëhequr më herët nga VV-ja.

Sipas tij, kryetari aktual i Prishtinë-së, Shpend Ahmeti është larguar nga VV-ja për shkak të presioneve të shumta nga partia e tij.

Këto deklarata ai i bëri duke iu kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Arbër Rexha.

“Juve Vetëvendosjes ua kena pa presionin që ia keni ba kryetarit në Prishtinë. Iu kemi pa punësimet e paligjshme në Prishtinë dhe si rezultar i atyre ju ka ik kryetari me 12 asamblistë. Nuk di si mund të menaxhoni me shtetin kur nuk mund të menaxhoni me partinë”, ka thënë Beqa.

Madje sipas deputetit të PDK-së, edhe kryetari i Prizrenit që vije nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka,  çdo ditë po kërkon dorëheqje për shkak të të njëjtave presione.

“Kryetari i Prizrenitçdo dit lyp dorëheqje nga presionet që ia bëni ju sepse mendoni që Prizreni është i juaji, dhe nuk kisha pas dëshirë me u marrë me ty se me ty kanë me u marrë qytetarët”, iu drejtuar Beqa, Arbër Rexhajt të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat