Ambasadori gjerman zbulon çka do i thotë Merkel, Vuçiqit – A zgjidh Berlini fatin e Kosovës?

Aktuale

Ambasadori gjerman zbulon çka do i thotë Merkel, Vuçiqit – A zgjidh Berlini fatin e Kosovës?

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:18
Aleksandër Vuçiq dhe Angela Merkel

Dialogu “në vazhdim mund të vazhdoj” ka thënë Tomas Shin ambasadori gjermane në Serbi, duke njoftuar se ideja e bashkimit të liderëve të Ballkanit perëndimor me 29 prill është “përgatitja e terrenit” per dialogun e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Expreso”, transmeton “Bota sot”.

“Ne shpresojmë se taksat së shpejti do të hiqen dhe do të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut” ka thënë Shib për Tv N1.

“Vetë fakti se raportet nuk janë të mirë dhe dialogu është ndërpre, se nuk ka komunikim është gjendje që duhet  tejkaluar. Taksat duhet të hiqen dhe të mundësohet vazhdimi i dialogut”, tha ai.

Diplomati gjerman ka thënë se taksat “janë për keqardhje” dhe përpjekjet për të bindur Prishtinën për tërheqjen e tyre janë permanente.

“Shpresoj se do të kemi sukses së shpejti” tha Shib.

Në pyetjen cili është qëndrimi I Berlinit dhe a duhet Beogradi të vazhdoj dialogun pa marr parasysh taksën, Shib ka thënë se dialogu “ I kushtohet përkushtimit, unitetit dhe dallueshmërisë”.

“A mundemi që me 29 prill të përgatisim terrenin për dialog dhe normalizim” Shib thotë se organizatorët nuk duan të zgjojnë pritje të mëdha, “Me rëndësi është që akterët të mbeten në komunikim” ka thënë ambasadori gjerman.

Sipas tij qëllimi i takimit me liderët e Ballkanit perëndimor është të dëshmohet përkushtimi dhe angazhimi për Ballkanin.

“Kjo nuk është konferencë, por takim me vendet e Ballkanit perëndimor, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësuesit nga Sllovenia, Kroacia, përfaqësues nga BE ( Zhan Klod Junker dhe shefja e diplomacisë evropiane). Takimi duhet të tregoj se Ballkani perëndimor  edhe më tutje gëzon prioritet si nga Berlini po ashtu edhe nga Parisi”, tha Shib.

Ambasadori gjerman ka nënvizuar se Gjermania ka “rezerva të mëdha”  ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës me ndryshim të kufijve dhe vlerëson se “ një zgjidhje e tillë është problematike”.

“Mendoj se ndryshimi i kufijve mund të ketë reperkusione në gjithë regjionin për atë shkak kemi rezerva. Ka një format në të cilin zhvillohen bisedimet për normalizim nën ndërmjetësimin e BE-së. Përmes këtij takimi angazhohemi që bisedimet të përtërihen”, tha Shib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat