Demaliaj: Askush s’po ikë nga Kosova – Njerëzit po martohen, po e marrin naj djalë a çikë të mirë

Aktuale

Demaliaj: Askush s’po ikë nga Kosova – Njerëzit po martohen, po e marrin naj djalë a çikë të mirë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:20
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, mohon se ka ikje nga vendi.

Demaliaj duke folur në seancën  e jashtëzakonshme që po mbahet për largimet e qytetarëve nga vendi së fundmi, ka thënë se nuk ka ikje nga Kosova dhe se këto janë agjenda të Rusisë e Serbisë.

“Njerëzit po shkojnë dhe po kthehen. Agjendat ruse dhe serbe nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetar nuk ka ikë nga vendi ilegalisht”, ka thënë Demaliaj.

Ai i sheh si krejt normale numrin e lartë të njerëzve që po presin viza. Sipas tij, fakti që ka shumë shqiptarë jashtë vendit dhe lidhjet e tyre në Kosovë, bën që të ketë fluks të qytetarëve që dalin e vinë.

“Ne e dimë që kemi një diasporë shumë të fuqishme. Dihet që remitancat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Shkojnë e vinë mes vete. Martohen e marrin naj djalë a cikë të mirë”, ka thënë Demaliaj”, ka thënë Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat