Vetëm 15 deputetë po diskutojnë mbi migrimin e qytetarëve

Aktuale

Vetëm 15 deputetë po diskutojnë mbi migrimin e qytetarëve

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:29
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës po mban seancën të jashtëzakonshme lidhur me migrimin e kosovarëve.

Edhe pse erdhi si kërkesë e deputetëve, aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë vetëm 13 deputetë prezentë për të diskutuar mbi këtë pikë.

Dy deputetë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, tre janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dy prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Nisma dhe shtatë nga radhët e LDK-së.

Debati parlamentar po mbahet lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.

Në fillim të kësaj seancë të jashtëzakonshme, u propozua që grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Seanca nisi me vonesë si dhe ndërkohë ka pasur pauza dhe deputetët nuk janë kthyer më në seancë për të vijuar me diskutimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat