Vuçiq tregon nervoz e porosit bashkësinë nderkombëtare: "Mos thirrni Serbinë, tërhiqni taksat dhe vijmë vetë”

Aktuale

Vuçiq tregon nervoz e porosit bashkësinë nderkombëtare: "Mos thirrni Serbinë, tërhiqni taksat dhe vijmë vetë”

Nga: Bota sot Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:02
Aleksandar Vuçiq

“Mjaft na keni shkatërruar, mjaft ishte sundim plaçkitës, është koha që dikush të ndërtoj dhe punoj për të ardhmen e Serbisë” ka porositur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Novi Sad, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në një miting të madh popullor Vuçiq duke fol për opozitën ka thënë se dikush duhet të ndërtoj edhe punoj dhe të jetoj nga puna e vetë.

Vuçiq ka pasur porosi për bashkësinë ndërkombëtare që mos të vazhdoj me presione në vendin tonë sepse nuk heq dorë nga qëndrimi se për vazhdim të bisedimeve duhet të hiqen taksat.

"Mos thirrni Serbinë, hiqni taksat dhe na vijmë vetë. Prishtina po sillet pakuptimtë. Mendojnë se me çdo lloj mënyre të dobësojnë vendin tonë. Kjo se ne jemi të sjellshëm dhe kërkojmë bisedime dhe dialog nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia sot është shumë më e fortë se që ishte para një apo dy dekadave ", nënvizoi Vuçiq.

Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që nënçmojnë Serbinë dhe mendojnë ta hedhin në gjunjë.

"Porosia dhe përgjigja ime për bashkësinë ndërkombëtare që me ditë po bëjnë presion dhe do të vazhdojnë edhe ditëve që vijnë të më thërrasin dhe të bëjnë presion që të heq dorë nga qëndrimi s epa heqjen e taksës nuk ka dialog është. E keni kot, kot keni ‘kallait’, mos thirrni Serbinë, hiqni taksat dhe na vijmë vetëm, Nuk do kaloj asnjë presion ", porositi ai.

Vuçiq ka thënë se mjaft është poshtëruar Serbia dhe mos respektimi I popullit tonë.

"Askujt nuk I kemi bërë keq, kemi përmbushur obligimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Por nuk do lejojmë që të shkelet Serbia ", ka thënë presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat