Zogiani-Matoshit: Ikja me letra nuk e bën më të mirë situatën

Aktuale

Zogiani-Matoshit: Ikja me letra nuk e bën më të mirë situatën

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:08
Avni Zogiani

Avni Zogiani nga Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur Halil Matoshit këshilltar i kryeministrit që tha se tash njerëzit po largohen nga Kosova me viza pune dhe jo ilegalisht siç kishin bërë disa vjet më parë.

Zogiani ka thënë se “ikja me letra nuk e bën më të mirë situatën në vend”.

Ai ka thënë se shumica e qytetarëve e ndiejnë nevojën të ikin nga vendi për shkak të gjendjes në të cilën janë në Kosovë.

“Nuk e bën më të mirë situatën pse shkojnë me letra sepse ata prapë se prapë e ndiejnë nevojën të ikin nga vendi”, ka thënë Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat