Pacolli: Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Aktuale

Pacolli: Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Nga: Z.B Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:49
Foto nga takimi

Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me ministrat e jashtëm nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Presidencës polake për procesin e Berlinit, përcjell “Bota sot”

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, në këtë takim diskutuam për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët

Postimi i plotë:

Në darkën e punës të Ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Presidencës polake ?? për Procesin e Berlinit, në praninë e ministrit të jashtëm gjerman si bartës të këtij procesi, u diskutua për gjendjen e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët. Potencova se Kosova ?? mbetet plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues. Procesi i Berlinit ofron një shans të madh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta rajonale. Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat