Enver Hoxhaj paralajmëron ‘befasi’ për liberalizimin e vizave

Aktuale

Enver Hoxhaj paralajmëron ‘befasi’ për liberalizimin e vizave

Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustruese

Ai ka thënë në Interaktiv se pas marrëveshjes Maqedoni – Greqi, tema kryesore e Evropës për Ballkanin tash është Kosova. Kjo ka thënë se është konfirmuar edhe nga takimi i G7-s.

“Flet për situatë të re rajonale. Pas Prespës, temë kryesore e Evropës për Ballkan është çështja e Kosovës. Kjo u konfirmua nga takimi i G7-s, ku shtatë fuqitë më të mëdha botërore bënë deklaratë krahas shumë temave u morën edhe me Kosovën. Një paragraf i tërë iu kushtua Kosovës. Kjo s’ka ndodh në të kaluarën, por është grup i shteteve që realisht ka determinuar lirinë tonë. Takimi i Berlinit flet që jemi jo vetëm temë evropiane, por globale”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Sipas Hoxhajt, nuk pritet që në takim të flitet direkt për përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë, por ka shtuar se mund të pritet vendosja e kalendarit të ri për dialog.

Ka thënë po ashtu se mund të ketë iniciativa për liberalizimin.

“Nëse Macron e Merkel mund të garantojnë se mbyllet kjo temë verës, edhe mund të mbyllet. Indikacioni është që arsyeja kryesore e vetme që bëri që viti 2018 të përfundojë pa vendimmarrje e që ne ishim shumë të frustruar me BE-në si sillej për vizat ishte mbajtja e zgjedhjeve në maj në Evropë. Na është thënë se mund të ketë vendim në verë. E kur mund të udhëtojnë pa viza qytetarët varet nga përgatitjet tjera. Por me përmbylljen e procesit zgjedhor mund të ketë vendimmarrje nga BE-ja”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të jetë e unifikuar në Berlin, ndërsa ka shtuar se unitet duhet të ketë edhe te partnerët e Kosovës. Ka thënë po ashtu se duhet të ketë edhe garanci për implementim të marrëveshjes kurdo që ajo arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat