Deputeti Enver Hoti për vitin 2020 kërkoi dyfishim të Buxhetit për sektorin e Bujqësisë

Aktuale

Deputeti Enver Hoti për vitin 2020 kërkoi dyfishim të Buxhetit për sektorin e Bujqësisë

Nga: Z.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:41
Deputeti Enver Hoti

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të dyfishoj buxhetin në sektorin e Bujqesisë në vitin 2020, përcjell “Bota sot”.

Ai theksoi se viti 2020 duhet të jetë kthesa e madhe e investimeve dhe hedhja e bazave për sektorin e bujqesisë si shtyllë bartëse e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së vendeve të punës.

Deputeti i NISMA’s bëri thirrje Qeverisë, Komisionit Funksional për Bujqësi dhe Kuvendit që të shtojnë masat e monitorimit dhe kontrollit për ndarjen e granteve dhe suvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë, në veçanti në AZHB, sepse sipas deputetit Enver Hoti ka indikacione të cilat dëshmojnë se nga këto mjete përfitojnë individ të cilët fare nuk merren me këto punë dhe nuk realizojnë asnjë projekt në fushën e Bujqësisë.

Si rezultat i këtyre, me së shumti pësojnë fermerët e ndershëm të cilët me punën e tyre të përkushtuar mundohen të mbijetojnë nga ndjersa e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat