Ja çka tha Ramush Haradinaj nga Stacioni i Autobusëve 4 vite më parë

Aktuale

Ja çka tha Ramush Haradinaj nga Stacioni i Autobusëve 4 vite më parë

Nga: N.Sh Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:07
Ramush Haradinaj

Katër vite më parë, shkoi në Stacionin e Autobusëve për t’u “përshëndetur” me qytetarët e Kosovës, të cilët po iknin nga Kosova drejt rrugëve të Bashkimit Evropian.

Ramush Haradinaj, në atë kohë ishte në opozitë ku e kundërshtojke shumë largimin e qytetarëve nga Kosova.

Por tash, pas 4 viteve Haradinaj i cili është i pari i Qeverisë, nuk ka ndonjë zgjidhje për këtë problem.

Largimi i qytetarëve po vazhdon njëjtë, si në kohën kur Haradinaj ishte në opozitë.

Ai nuk e ndryshoi këtë gjendje, Kosova po zbrazet nga popullësia. Atyre ua vrajtën shpresën për të qëndruar këtu politikanët të cilët për vite me radhë na gënjyen.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka publikuar një fotografi të Haradinajt duke cituar edhe deklaratën e tij.

“Më 5 shkurt 2015 Ramush Haradinaj, atëherë n'opozitë, vizitoi Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku qindra vetë po prisnin të iknin nga Kosova. "Duhet të bëjmë diçka që e vetmja shpresë për ta të mos jetë rruga e largët. Duhet ta kthejmë shpresën këtu", pati deklaruar atëherë. Tash e më shumë se një vit e gjysmë Haradinaj është kryeministër. Shpresën në Kosovë nuk e ka kthyer, e rruga e largët ka mbetur e vetmja zgjidhje”, shkruan Mushkolaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat