Zgjedhjet e 19 Majit, KQZ cakton shumën për shpenzimet e fushatës zgjedhore

Aktuale

Zgjedhjet e 19 Majit, KQZ cakton shumën për shpenzimet e fushatës zgjedhore

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku u njoftua lidhur me procesin e krijimit të listës preleminare të votuesve për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Sipas të dhënave jopërfundimtare, numri i votuesve në këto katër komuna është 58 mijë e 520 votues, apo 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

Mbështetur në të dhëna jopërfunditmare numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 mijë e 242; në Zubin Potok 8 mijë e 612; në Leposaviq 18 mijë e 390; dhe në Zveçan 9 mijë e 276.

Në vazhdim të mbledhjes KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore që do të mbahet nga 13 deri më 17 maj.

Sipas vendimit të KQZ-së, duke u mbështetur në Rregullën Zgjedhore për Kufizimin e Shpenzimeve të Fushatës, shuma e mjeteve për shpenzimet e fushatës zgjedhore është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve në këto katër komuna.

Kështu për Mitrovicën e Veriut shuma që lejohet të shpenzohet është 11,121 euro, për Zubin Potokun 4,306 euro, për Leposaviqin 9,195 euro dhe për Zveçanin 4,638 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat