Pas përplasjes me njëri-tjetrin, Xhavit Haliti ia plas të qeshurës me Sami Kurteshin

Aktuale

Pas përplasjes me njëri-tjetrin, Xhavit Haliti ia plas të qeshurës me Sami Kurteshin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:33
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka shpërthyer në gaz me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, vetëm pak minuta pasi dy politikanët u përplasën me njëri-tjetrin në seancën e Kuvendit të Kosovës të premtën.

Pasi ia nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ia dha fjalën Sami Kurteshit, deputeti i VV-së i tha Halitit se “ty s’po të them falemnderit hiç”.

E përgjigja e Kurteshit shkaktoi të qeshura tek nënkryetari i Kuvendit dhe tek deputetët e tjerë.

Para këtij momenti,Haliti, teksa ishte duke e udhëhequr seancën për “fondet pensionale që kanë mbetur në Serbi”, ka pasur një përplasje me deputetin e VV-së, Sami Kurteshi.

Kjo pasi në momentin kur Haliti mori fjalën nga foltorja e kryetarit të Kuvendit, deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, nuk ishte i pajtimit.

Kurteshi tha që Haliti, nuk ka të drejtë që të flasë dhe të jep komente nga ajo karrike, teksa mori një përgjigje të ashpër nga nënkryetari i Kuvendit, Haliti.

Haliti i tha Kurteshit, se tani për tani është kryetar i Kuvendit, pasi që po udhëheq me seancën që është duke u mbajtur.

“Mirë de unë kam drejtë me diskutu. S’po të pyes ty. Unë e kam diskutimin tim, ti e ki tandin. Ty spo të pëlqen, mu po më pëlqen. Në foltore dhe mikrofon temin jam ka flas. Unë kam drejtë të diskutojë, se qitash jam në postin e kryeparlamentarit. I kam minutat e mi me folë”, i tha Haliti, deputetit Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat