Pacolli: Dialogu me Serbinë, i domosdoshëm

Aktuale

Pacolli: Dialogu me Serbinë, i domosdoshëm

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:17
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vlerëson se dialogu me Serbinë është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje për të dy vendet në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Kryediplomati kosovar deklaroi se dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe hapjes së rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.

“E kam vlerësuar në drekën e përbashkët të punës me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe ministrave të Gjermanisë e Polonisë si bashkëorganizatore të takimit në Varshavë në kuadër të Procesit të Berlinit se bashkëpunimi rajonal është thelbi i ecjes përpara dhe ky bashkëpunim duhet të mbështetet në marrëveshje, dialog dhe në zgjidhje paqësore”, tha Pacolli.

Sipas tij, Procesi i Berlinit është një nismë e rëndësishme që po ndihmon të gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin e marrëdhënieve në Ballkan e përmirësimin e tyre.

“Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe ne po ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore. Keqpërdorimi që po bënë Serbia duke manipuluar me procesin e dialogut po dëmton perspektiven evropiane të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat