Deputeti i PSD-së thotë se nuk kanë kryer punë të këqija të gjithë ata që kanë punuar në ShIK

Aktuale

Deputeti i PSD-së thotë se nuk kanë kryer punë të këqija të gjithë ata që kanë punuar në ShIK

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:10
PSD

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka folur rreth deklaratave të sotme të Dardan Molliqajt, se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e ShIK-ut.

Sipas Krasniqit, debati rreth SHIK-ut me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është i dëshirueshëm për ta, por ka thënë se fajtorë për këtë janë anëtarët e partisë së Albin Kurtit.

“Duhet të flitet për tema politike dhe jo kush çfarë ka bërë. Tash e një vit Vetëvendosje na ka akuzuar me shpifje e pa fakte e as pa logjikë. Kjo situatë nuk ka përfunduar një vjet. I kemi lutë lini këto debate dhe ata kanë vazhduar në nivelin e ultë”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë.

Mirëpo, Krasniqi ka shtuar se ata mendojnë se jo të gjithë ata që kanë punuar në ShIK, kanë kryer punë të këqija.

“E kemi thënë se nuk është problemi nëse dikush ka qenë në SHIK në vitin 2000-2001, por problemi është kur ti ke qenë në SHIK dhe akuzon të tjerët pa bazë, ish shokët tuaj, se ‘keni dalë nga Vetëvendosje dhe jeni SHIK”.

Deputeti i PSD-së, ka treguar për kohën kur “e kanë kuptuar se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e ShIK-ut”. Tha se Konjufca “e ka pranuar edhe para Sali Salihut se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që udhëhiqej nga Kadri Veseli”.

“Dy javë pa u larguar nga Vetëvendosje e kemi marrë vesh se Glauk Konjufca ka qenë në SHIK. Në momentin që Dardan Molliqaj e ka thënë këtë, e ka pasur një reagim gati pohues prej Glauk Konjufcës. Ai pas kësaj deklarata i ka thënë në holl të Kuvendit Sali Salihut se ‘pse po flini këso gjëra, unë kam qenë moti në SHIK. Sali Salihu e ka thënë të vërtetën. Argument dhe fakt është kur e tregon në detaje se çfarë funksioni ka pasur personi në fjalë, pagën që ka marrë, sa vjet ka shërbyer, pse e ka lënë punën dhe kush e ka rekrutuar”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat