Kukan: BE-ja duhet të jetë me vendosur dhe më e fortë në dialog

Aktuale

Kukan: BE-ja duhet të jetë me vendosur dhe më e fortë në dialog

Nga: F.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:31
Eduard Kukan

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë Eduard Kukan, ka kritikuar BE për mungesë të lidershipit në udhëheqjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se në mungesë të kësaj marrëveshja mes dy palëve do të jetë punë e pasardhëses së Mogerinit, sepse në këtë mandat të Komisionit Evropian nuk ka më kohë.

"I kërkoj falje zonjës Mogerini, por BE qartë ka dëshmuar mungesë të udhëheqjes së dialogut. Bisedime si këto mund të kenë sukses vetëm nëse dëshmoni lidership të fuqishëm. BE duhet të jetë me e fortë dhe më e vendosur, të parashikoj më mirë ngjarjet dhe të reagoj në to ", mendon Kukan.

Ai ka thënë se nuk është optimist në marrëveshjen e shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës, duke vlerësuar se vendosja e afateve nuk ndihmon, ndërsa nga ana tjetër "nuk mund të bisedohet pafundësisht ".

"Shumë do të varet nga figura e përfaqësuesit të lartë apo përfaqësueses që do marr rolin ndërmjetës në dialog ", tha Kukan, duke vlerësuar se tepër gjatë ka pasur bllokim të dialogut pa reagim adekuat të BE-së që gjendja të ndryshojë.

Pa një presion të fortë të jashtëm dhe lideship të BE-së nuk mund të ketë përparim në dialog. Ish-diplomati sllovak dhe deputeti evropian në dy mandate ka thënë se në parlamentin e ri do të jetë më vështirë të mbahet “momentum” për bashkëngjitje të Ballkanit perëndimor në BE.

"Pa përfshirjen e Ballkanit perëndimor nuk mund të flasim për Evropë të plotë, po kjo nuk është pozicioni i shumë kolegëve deputet por edhe politikanëve në Evropën perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit të vazhdoj por do të jetë i domosdoshëm dhe ky është mesazhi im për regjionin” tha ai.

Eduard Kukan, nuk do kandidoj në zgjedhjet e majit, ndërkohë sipas tij me 29 maj Han do paraqes raportin vjetor të Komisionit për të gjitha vendet e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat