E thotë Hisen Berisha: Ne u themeluam nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Ahmet Krasniqi

Aktuale

E thotë Hisen Berisha: Ne u themeluam nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Ahmet Krasniqi

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:16
Hisen Berisha

Komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Blic Interview me Astrin Gashin, për njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën e fundit.

Ai për herë të parë ka thënë se Beteja e Koshares është mobilizuar me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit të atëhershëm, Ahmet Krasniqi.

Ai ka treguar se si ishin unifikuar të gjithë si FARK-u, UÇK dhe Ministria e Mbrojtjes, dhe kjo ishte bërë me kërkesë të kolonelit, Ahmet Krasniqi.

“Ne jemi themeluar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Ahmet Krasniqi. Unë jam mobilizuar nga ai. Udhëzimet e ministrit kanë qenë lufta dhe mobilizimi”, ka thënë Berisha.

Berisha ka folur edhe për mobilizimin që ishte bërë në Betejën e Koshares dhe formula që ishte përdorur sipas së cilës kishte sjellur sukses – duke e fituar betejën.

Ka thënë se edhe Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj kanë mbajtur stemë të UÇK-së në uniformat e tyre, duke shtuar se ky fakt tregon se ata dy kanë qenë unifkues.

“Uniformë të UÇK-së ka mbajtur edhe Ahmet Krasniqi edhe Tahir Zemaj, sepse kishim një qëllim: çlirimin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

“Në Betejën e Koshares jemi mobilizuar shumë mirë. Si në aspektin logjistik, po ashtu edhe në atë në teren. Lufta e Koshares nuk mund të zvetënohet. Tendenca për ta zvetënuar atë, nuk është e mirë”, ka thënë Hiseni.

“Ka pasur shumë debate jo FARK, jo UÇK. Në formularin tim shkruan Forcat e Armatosur të Kosovës, Ushtria Clirimtare të Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, por uniforma ishte e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ka bërë që të unifokohemi dhe të shënojmë fitore, sepse kishim një qëllim, kishim një vizion e ai ishte çlirimi i vendit”, ka thënë Berisha.

“Aty kishte një parti, Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe kishte një qëllim: Clirimin e Kosovës. Ne në atë kohë kemi involvuar me të gjithë akterët e përfshirën në luftën e Kosovës. Nuk do të arrihej objektivi i lartë dhe ajo që u arrit në Koshare, u bë për shkak se u arrit që të organzohej në mënyrën më të mirë, si politikisht po ashtu edhe ushtarakisht”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat