Këto do të jenë ngjarjet e ditës për sot.
09:30
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Shtimes në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. (Shtëpia e Kulturës, Shtime)
09:30
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban Kuvendin Zgjedhor. (Restorant “Nafron”, Prizren)
10:00
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 14-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyla”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren)
10:00
Instituti i Medias i Kosovës, në bashkëpunim me South East European Network, mban trajnimin njëditor me temën “Dezinformata dhe lajmet e rreme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe, mbahen homazhe te vendi i rënies. (Sipër fshatit Krushë e Madhe)
11:00
Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” nga Tirana, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Saga” në Prishtinë, organizojnë tryezën shkencore “Agim Gjakova në letrat shqipe”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
11:00
Mbahet tubim përkujtimor në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Llashticës. (Llashticë, Gjilan)
11:00
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në komunën e Ferizajt në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. (Shkollat “Çesk Zadeja” dhe “Tefik Çanga”, Ferizaj)
12:00
Alternativa mban konferencën javore për medie. Flet Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë. (Zyrat e Alternativës, te Qafa)
13:00
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të dalë në terren bashkë me inspektoratin. Vendet se ku do të inspektohet do të vendosen së bashku me gazetarët. Transporti është i organizuar nga ministria. (Nisja bëhet nga objekti i MTI-së)
18:00
Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, Krushë e Madhe)
20:00
Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30-vjetori i Teatrit Rom” jepet premiera e shfaqjes “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” e autorit Nexhip Menekshe dhe regji nga Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës, Prizren)
20:00
Në natën e pestë të “Chopin Piano Fest Prishtina”, performojnë Clemens Rave (Gjermani) në piano dhe Visar Kuqi (Kosovë) në violinë. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë).