Haradinaj: Kosova është Evropë por na mungon lëvizja e lirë

Aktuale

Haradinaj: Kosova është Evropë por na mungon lëvizja e lirë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Gjermani e Austri, për një jetë më të mirë, por që dëshirojnë Kosovën ta bëjnë si këto dy vende.

Haradinaj mori në pjesë në shënimin e 14 vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren, ku tha se Kosova është Evropë veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.    

Kryeministri i vendit, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha nxënësit aty e kalojnë e 100% testin e maturës, e kjo tregon sa të mirë janë ata.

Sipas tij, nxënësit e këtij gjimnazi janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës.

Haradinaj: Kosova është Evropë, na mungon vetëm liberalizimi

“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri”, tha ai.

Ndërsa Arfons Stendrup, anëtar i bordit të ALG, tha se do të vazhdojnë të ofrojnë nxënësve një shkollim të mirë.

Stendrup: Loyola, një mundësi e mirë për nxënësit

“Ne do të vazhdojmë të u ofrojmë nxënësve në këtë shkollë një shkollim të mirë, të u garantojmë një shkollim të mirë, dhe pas shkollmit në Loyla, një mundësi për shkollim të mëtejmë për fakultet, dhe disa prej nxënësve e kanë edhe mundësinë të vazhdojnë në gjermani, të studiojnë apo të bëjnë shkrim profesional”, tha ai.

Nga Prizreni, Haradinaj falënderoi të gjithë që kanë kontribuuar në gjimnazin Loyola, dhe ata që do të marrin përgjegjësi të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat