Kërkohet arrestimi i Patrikut serb Irinej

Aktuale

Kërkohet arrestimi i Patrikut serb Irinej

Nga: A.M. Më: 13 prill 2019 Në ora: 15:08
Shkodran Imeraj

Dr. Shkodran Imeraj, shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë dhe ish nënkryetar i LHK "Ali Hadri" dega në Deçan, ka kërkuar që të bëhet arrestimi i Patrikut serb Irinej.

Po ashtu, Imeraj përmes një komunikate për media ka kërkuar që  Irineit dhe ekipës së tij, t'i ndalohet hyrja në Manastirin ortodoks shqiptar të Deçanit.

“Patriku serb Irinej, i cili po qëndron në Kosovë, duhet të arrestohet dhe ndaj tij të ngrihet aktakuzë për thirrje në urrejtje ndëretnike dhe shkelje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Irinej, i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, është element destabilizues, i cili gjithnjë bënë thirrje me gjuhën më të rëndë të urrejtjes kundër shqiptarëve të Kosovës.

Irineit dhe ekipës së tij, duhet t'i ndalohet hyrja në Manastirin ortodoks shqiptar të Deçanit, tempull ky që i takon shqiptarëve e që është uzurpuar që nga mesjeta nga barbarët serbë.

Irinej, i cili flet me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Kosovës, e duke u fshehur nën petkun e udhëheqësit shpirtëror të serbëve, është mirë që në emër të Kishës Ortodokse serbe të kërkoj falje për gjenocidin që ka kryer shtetit dhe kisha serbe ndaj shqiptareve që nga vitit 1912 e deri më sot.

Ai duhet të marr guximin dhe të kërkoj falje për qindra mesha të cilat i kanë organizuar nëpër kishat dhe manastiret në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999, ku janë tymosur e lagur me “ujë të bekuar” qindra ushtarë, policë e paramilitarë serbë, të cilët porositeshin për të kryer vrasje e dhunë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Kriminelët serbë, duke e marrë “bekimin” e kishës serbe, kanë kryer gjenocid në Kosovë.

Dy dekada, pas fitores së UÇK-së dhe NATO-së ndaj pushtetit serb, shqiptarët e Kosovës po përkujtojnë vitet më të zeza të barbarisë serbe.

Ka ardhur koha që shtetasve serbë, të cilët fyejnë ndjenjat dhe të kaluarën e popullit shqiptar, të ju ndalohet hyrja në shtetin tonë”, thuhet në reagimin e Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat